Presidentja estoneze, Kersti Kaljulaid ngarkoi sot udhëheqësen e opozitës, Kaja Kallas, për formimin e një qeverie të re, pas dorëheqjes së kryeministrit Juri Ratas.
Kallas, një avokate 43-vjeçare dhe vajza e ish-komisionerit të BE-së, Siim Kallas, mund të bëhet kryeministrja e parë femër që drejton vendin baltik.
Kreu i partisë së Reformës ka dy javë për të formuar një koalicion dhe për të fituar një shumicë në parlament, sipas kancelarisë presidenciale.
Ratas dha dorëheqjen të mërkurën mes akuzave për korrupsion kundër partisë së tij Qendra.
Partia Qendra dhe partia Reforma janë forcat më të forta politike të Estonisë.
Bisedimet midis tyre mund të paralajmërojnë një ndryshim në pushtet, që mund të çojë në përjashtimin e partisë populiste EKRE nga qeveria, pjesë e koalicionit midis partisë Qendra dhe partisë konservatore Isamaa./ATSh/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...