Zyra e Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, njoftoi se kreu i OKB-së do të vizitojë Moskën javën e ardhshme dhe do të pritet nga presidenti rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në vizitën që do ta zhvillojë më 26 prill, Guterres do të realizojë gjithashtu një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Guterres në fillim të kësaj jave dërgoi nota diplomatike si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën, duke kërkuar takime të ndara me liderët e dy vendeve. Stephane Dujarric, zëdhënësi i tij, tha se letrat iu dorëzuan misioneve të përhershme të Rusisë dhe Ukrainës të martën pasdite.
“Në këto letra, Sekretari i Përgjithshëm i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin ta priste në Moskë dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy ta priste në Kiev”, tha Dujarric të mërkurën.
“Sekretari i Përgjithshëm tha se, në këtë kohë të rrezikut dhe pasojave të mëdha, ai do të donte të diskutonte hapat urgjent për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ai.
Guterres vuri në dukje se Ukraina dhe Rusia janë anëtarë themelues të OKB-së dhe “kanë qenë gjithmonë mbështetës të fortë të kësaj Organizate”, shtoi Dujarric.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi me sulmin rus më 24 shkurt, shkaktoi reagimin ndërkombëtar, çoi në sanksione financiare kundër Moskës dhe inkurajoi largimin e kompanive globale nga Rusia.
Të paktën 2.345 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 2.919 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas vlerësimeve të OKB-së, por ka shqetësime se shifrat aktuale janë shumë më të larta.
Më shumë se 5 milionë ukrainas kanë ikur në vende tjera dhe më shumë se 7,7 milionë janë të zhvendosur brenda vendit, tha Agjencia e OKB-së për Refugjatët.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...