Nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë në NATO, procesi i anëtarësimit do të “shkojë shpejt” dhe do të vendosen masa të përkohshme derisa të bëhen anëtarë zyrtarë të aleancës, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ne jemi në dialog me Finlandën dhe Suedinë dhe është vendimi i tyre. Por nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten ngrohtësisht dhe unë pres që procesi të shkojë shpejt”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.
“Kjo ka të bëjë kryesisht me të drejtën e çdo kombi në Evropë për të vendosur vetë të ardhmen e tij. Pra, kur Rusia përpiqet në një mënyrë të kërcënojë, të frikësojë Finlandën dhe Suedinë që të mos e zbatojnë atë, thjesht tregon se si Rusia nuk po respekton të drejtën themelore të çdo kombi për të zgjedhur rrugën e vet”, shtoi Stoltenberg.
“Realiteti është se Finlanda dhe Suedia janë tashmë shumë afër NATO-s dhe ne punojmë së bashku, operojmë së bashku, ushtrojmë së bashku. Dhe sapo të marrim vendimin për t’i ftuar ata, kjo do të dërgojë një mesazh të fortë politik, se siguria e Finlandës dhe Suedisë ka rëndësi për të gjithë aleatët e NATO-s”, vazhdoi ai. /Telegrafi/
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...