Google ADS

Kreu i NATO-s bën thirrje për më shumë armë për Ukrainën

09:27 | 15 Qershor 2022
K.B

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se duhet mbështetje e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

Stoltenberg tha para gazetarëve në Hagë, se Ukraina duhet të ketë më shumë armë të rënda.

Aleanca Veri-Atlantike dhe partnerët e saj kanë siguruar armë të rënda për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus, megjithatë është bërë e ditur se akoma duhet të vazhdohet me këtë praktikë.

Ai theksoi se kjo çështje do të diskutohet sot në Bruksel në selinë e NATO-s, ku do kërkohet mbështetja e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

“Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë, pasi nuk mund të parashikojmë se kur mund të përfundojë”, shtoi Stoltenberg. /telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme