I nominuari nga presidenti Donald Trump për të qenë zyrtar i lartë i inteligjëncës në SHBA është zotuar se do të mbështesë një hetim të plotë për sulmet kibernetike rusë që mund të kenë ndikuar në zgjedhjet presidenciale.
“Unë mendoj se kjo është diçka që duhet të hetohet dhe të trajtohet”, ka thënë ish-senatori republikani Dan Coats, transmeton portali arbresh.info.
Ai gjithashtu ka premtuar të jetë transparent me panelin dhe premtoi që ata të kenë qasje të plotë në të gjitha dokumentat e nevojshme për hetimin.
Coats ka shtuar se Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut mbeten një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet vendi.
“Këmbënguljen e Rusisë në çështjet globale unë e shoh me shqetësim dhe ne duhet të jemi syhapur karshi këtyre problemeve”, ka shtuar ai./Arbresh.info
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...