Google ADS

Kreu i Hezbollahut thotë se veprimet e SHBA-ve po ndihmojnë ISIS-in në Siri

20:28 | 8 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kreu i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po u shërbejnë interesave të Shtetit Islamik, duke parandaluar përparimin e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj që të veprojnë në disa zona të Sirisë lindore.

Avionët amerikanë këtë vit kanë synuar milicitë pro-qeveritare në Sirinë lindore që po përparonin drejt aleatëve lokalë të Uashingtonit, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

“Forcat ajrore amerikane në disa zona po pengojnë ushtrinë siriane dhe aleatët e saj që të përparojnë në zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik”, tha kreu i Hezbollahut.

“Amerikanët po punojnë për të penguar betejën kundër Shtetit Islamik”, ka shtuar ai gjatë një fjalimi të mbajtur në përkujtim të luftëtarëve të Hezbollahut.

Shtëtet e Bashkuara janë duke e udhëhequr një koalicion rival ndërkombëtarë kundër xhihadistëve suni që përfshin një aleancë me milicitë kurde dhe arabe.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë vënë masa për të parandaluar konfliktin e plotë midis dy sulmeve kundër Shtetit Islamik, por ka pasur raste kur ata qëlluan me njëri-tjetrin./arbresh.info/

Të ngjashme