Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane u takua fshehurazi me liderin e talebanëve në Kabul.
As talebanët dhe as CIA nuk e kanë kofirmuar zyrtarisht takimin e raportuar, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Presidenti amerikan Joe Biden ka caktuar një afat deri më 31 gusht për forcat amerikane që të largohen nga Afganistani. Aleatët, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duan një zgjatje te afatit, gjë që është refuzuar nga talebanët.
Forcat amerikane kanë qenë në Afganistan që nga viti 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit.
Burimet u kanë thënë mediave amerikane, përfshirë Neë York Times, Washington Post, Associated Press dhe transmetuesin NPR në lidhje me takimin CIA-Taliban.
Megjithatë, nuk janë dhënë detaje më të hollësishme.
Nëse konfirmohet, ky do të ishte kontakti i nivelit më të lartë midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve që kur militantët morën Kabulin më 15 gusht, duke bërë që qeveria afgane e mbështetur ndërkombëtarisht të largohej.
Rreth 5,800 trupa amerikane aktualisht po ruajnë aeroportin e Kabulit ndërsa mijëra shtetas të huaj dhe afganë përpiqen të largohen nga vendi.
Washington Post thotë se diskutimet ka të ngjarë të kenë përfshirë afatin që ushtria amerikane të përfundojë transportin e saj ajror./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...