Kreu i CIA-s mban takim sekret me presidentin palestinez

16:44 | 15 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Zyrtarët e lartë palestinezë kanë bërë të ditur se shefi i CIA-s, Mike Pompeo, ka mbajtur takim sekret me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë mes liderit palestinez dhe një zyrtari të administratës së Trump, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se takimi është zhvilluar një ditë më parë në selinë e Abbas, në Ramallah.

Takimi është përshkruar si i ngrohtë dhe pozitiv dhe është mbajtur përpara takimit të kryeministri izraleit Benjamin Netanjahy dhe Donald Trump.

Ata gjithashtu kanë theksuar ky është takimi i dytë mes kreut të CIA-s dhe presidentit palestinez./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme