Krerët e BE-së bien dakord të shpenzojnë më shumë për migracionin, mbrojtje, sigurinë

20:38 | 23 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Liderët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord që të shpenzojnë më shumë për politikën e përbshkët të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas një takimi me krerët e 27 liderëve të BE-së në Bruksel, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se “plani ambicioz për arritjen e një marrveshjeje mbi formimin e buxhetit 2021-2027 deri në fund të vitit është një punë shumë e vështirë”, transmeton portali arbresh.info

Tusk tha se shumë nga liderët ishin të gatshëm të kontribuonin në “pjatën” e përbashkët për të komensuar humbjen e të të ardhurave pas largimit të Britanisë në vitin 2019./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme