Zyrtarët më të lartë të BE-së udhëtojnë të premten në SHBA, për samitin e parë dypalësh në më shumë se 2 vjet. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit, Charles Michel do të takoheshin me presidentin Joe Biden në atë që dukej një udhëtim rutinë që mes të tjerash kishte në fokus çështjet tregtare.
Por lufta mes Izraelit dhe Hamasit kërcënon të eklipsojë samitin, sidomos pas një jave mesazhesh konfuze nga Bashkimi Evropian.
“Gjëja e parë që BE duhet të bëjë është të flasë me një zë të vetëm. Pastaj mund të koordinohemi me partnerët”, tha Michael Bloss, euro-deputet gjerman, të Gjelbrit.
Edhe nëse konflikti në Lindjen e Mesme dominon bisedimet, kjo nuk fsheh faktin se BE dhe SHBA kanë ende shumë çështje të tjera në tryezë.
Së pari, çeliku dhe alumini. Çështja në fjalë zgjat që prej epokës Trump, pasi ish-presidenti nuk njohu tarifat evropiane për këto dy metale.
Por tani, në atë që duket si një sulm i dyfishtë ndaj Pekinit, BE pritet të njoftojë si hetimin ndaj subvencioneve kineze ndaj prodhuesve të çelikut edhe një marrëveshje me Uashingtonin për të kufizuar eksportin e metaleve kineze, që kanë pushtuar tregun global.
“Zgjidhja që po negociohet është një marrëveshje mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për të promovuar prodhimin e qëndrueshëm të çelikut të dekarbonizuar dhe për të vendosur tarifat ndaj vendeve që nuk e prodhojnë atë në këtë mënyrë, natyrisht ndaj Kinës”, u shpreh Jacob Kirkegaard, Fondi Marshall Gjerman.
Zyrtarë të BE kanë deklaruar për ENW se po mbyllin edhe një marrëveshje për lëndët minerare që përdoren për prodhimin e baterive të makinave elektrike.
Kjo do t’i lejonte tregut evropian të automjeteve të përfitonte nga subvencionet amerikane të garantuara në bazë të të ashtuquajturit “Akti për Uljen e Inflacionit” të administratës Biden, për të promovuar përdorimin e automjeteve elektrike amerikane./euronews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...