Kremlini dhe zyrtarët e lartë janë tallur me median perëndimore që përmendën datën 16 shkurt si “datën e pushtimit” kur Rusia mund të sulmojë Ukrainën, shkruan AFP.
“Do të doja të pyesja nëse burimet e dezinformimit në SHBA dhe Britani… mund të publikojnë orarin e pushtimeve tona të ardhshme gjatë viti. Do të doja të planifikoja pushimet e mia”, shkroi në rrjetet sociale zëdhënësja e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Maria Zakharova.
Inteligjenca perëndimore kishte paralajmëruar se Moska mund të zgjidhte të mërkurën për të përshkallëzuar një konflikt të vazhdueshëm separatist në Ukrainë, pasi kishte ndërtuar një forcë të vlerësuar në më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve, transmeton arbresh.info.
Ata thanë megjithatë se data mund të ishte pjesë e një përpjekjeje ruse për dezinformim. Disa media, duke cituar raportet e inteligjencës, specifikuan se sulmet ruse mund të fillojnë herët në mëngjes të së mërkurës.
“Nata kaloi si zakonisht. Fjetëm të qetë. Në mëngjes e nisëm ditën me qetësi dhe profesionalizëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...