Kremlini ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur “luftë ekonomike” Moskës me veprimet e saj në përgjigjje të pushtimit rus të Ukrainës.
Komentet e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov erdhën pasi Presidenti Biden njoftoi të martën se SHBA nuk do të importojë më naftë ruse, raportoi Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Situata kërkon një analizë të thellë”, tha Peskov.
“Nëse po më pyesni se çfarë do të bëjë Rusia, Rusia do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj”, shtoi ai.
“Shtetet e Bashkuara patjetër i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe po e bëjnë këtë luftë”, shtoi ai.
Së bashku me ndalimin e shpallur së fundmi për naftën ruse, SHBA-ja ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike në shumë aspekte të ekonomisë ruse dhe ka sanksionuar të paktën 26 politikanë dhe oligarkë të profilit të lartë.
Përpjekja e koordinuar për të gjymtuar ekonominë e Rusisë nga Perëndimi është zbatuar për t’i bërë presion Rusisë që të tërhiqet nga Ukraina.
Kompanitë private janë bashkuar gjithashtu në ndëshkimin e Rusisë duke hequr ose kufizuar bizneset e tyre në vend.
Rusia i është referuar pushtimit të Ukrainës vetëm si një “operacion special ushtarak” dhe është përpjekur të paraqesë në mënyrë të rreme Ukrainën si agresore në situatë./arbresh.info/
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...