Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ushtria ruse është e vetëdijshme se SHBA-ja, Britania e Madhe dhe NATO i sigurojnë vazhdimisht informacione të inteligjencës Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov komentoi lajmet në shtypin e vendeve të Perëndimit se SHBA-ja përcjell informacione të inteligjencës për Ukrainën lidhur me rajonet ku ndodhet ushtria ruse.
“Informacionet në fjalë janë një e vërtetë e njohur. Ushtria jonë është e vetëdijshme se SHBA-ja, Britania dhe NATO sigurojnë informacione të inteligjencës për ushtrinë ukrainase dhe elementë të tjerë. Kjo dihet më së miri”.
“Të njëjtat vende dhe aleanca, kur bashkohen me armët që kanë dërguar në Ukrainë, të gjitha këto janë veprime të cilat nuk ndihmojnë që operacionet speciale të përfundojnë në mënyrë shpejtë, por as që nuk mund pengojnë arritjen e objektivave të operacioneve speciale ushtarake”, tha Peskov duke shtuar se SHBA-ja, Britania dhe NATO dërgojnë armë në Ukrainë.
Peskov foli edhe për pretendimet e palës ukrainase se ushtarët rusë kanë hyrë dhe kanë filluar një sulm në Fabrikën Metalurgjike Azovstal në Mariupol.
“Ju keni qenë dëshmitarë të urdhrit të dhënë nga presidenti dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë (presidenti rus Vladimir Putin) për të mos filluar një sulm. Një urdhër tjetër nuk është dhënë. Rrethimi i Azovstal-it vazhdon dhe korridoret humanitare atje vazhdojnë të funksionojnë”, tha Peskov.
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...