Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se disa nene nga i ashtuquajturi “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të SHBA-së nuk përputhen me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).
Në një deklaratë për televizionin “Rossiya 1” lidhur me “planin e paqes” që presidenti amerikan Donald Trump e ka emëruar si “Marrëveshja e Shekullit”, Peskov ka tërhequr vëmendjen se KS-OKB-ja ka rezoluta lidhur me çështjen palestinezo-izraelite.
“Disa nene të planit nuk përputhen plotësisht me rezolutat e KS-OKB-së”, tha Peskov duke shtuar se Palestina ka reaguar ndaj propozimit të SHBA-së. “E shohim reagimin e Palestinës dhe të disa vendeve arabe që mbështesin Palestinën. Sigurisht që kjo të bën të mendosh se sa i zbatueshën mund të jetë plani”, tha Peskov.
I ashtuquajturi “Plani i paqes” i Trumpit
Presidenti amerikan Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë të përbashkët për media të martën më 28 janar në Shtëpinë e Bardhë prezantuan për opinionin publik në mënyrë të njëanshme të ashtuquajturin “Plani i paqes për Lindjen e Mesme”.
Në kuadër të planit në fjalë, Trump tha se Kudsi do të njihet si kryeqyteti i “pandarë” i Izraelit dhe gjithashtu pretendoi se plani ishte “shansi i fundit” për palestinezët dhe për një shtet të pavarur palestinez.
Në takimin ku u prezantua plani morën pjesë edhe ambasadorët e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), të Bahreinit dhe Omanit në Washington./AA/
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...