Kremlini pajtohet me Trumpin për marrëdhëniet mes dy vendeve

14:15 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Kremlini, ka thënë sot, se është pajtuar plotësisht me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili ka thënë në Twitter, se marrëdhëniet e Uashingtonit me Rusinë janë në pikë, “rrezikshmërisë të ulët”.

“Ne pajtohemi plotësisht me këtë mendim”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp, duke i’u referuar komenteve të Trumpit në Twitter.

“Ka rrezik të uljes së bashkëpunimit në çështje, që janë të rëndësishme për popujt e të dy vendeve”, ka shtuar tutje Peskov.

Presidenti Trump, i ka komentuar marrëdhëniet me Rusinë, gjatë ditës së enjte, pikësisht një ditë pasi ka nënshkruar legjislacionin që e sanksionojnë Rusinë, Korenë Veriore dhe Iranin.

Këto masa, Mosa i ka cilësuar si “luftë tregtare”, dhe fund të shpresës për marrëdhënie me të mira me adiministratën Trump.

Trump në anën tjetër ka thënë se ka vendosur për miratim të sanksioneve për hir të “unitetit kombëtar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme