Google ADS

Kremlini: Nuk kemi marrë letër nga Guaido

17:17 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se nuk kanë marrë letër nga Juan Guaido i cili u vetëshpall si president i përkohshëm i Venezuelës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Peskov në një deklaratë për gazetarët në Moskë duke komentuar deklaratat e bëra se Guaido i ka dërguar letër Rusisë dhe Kinës duke kërkuar mbështetjen e tyre, tha se “Nuk kemi marrë një letër të tillë. Nëse e marrim një letër të tillë do ta shqyrtojmë. Por, ne nuk e njohim Guaidon si president. Partneri i Rusisë në Venezuelë është Nicolas Maduro dhe qeveria e tij”.

Pasi bëri të ditur se Rusia nuk ka ndonjë lidhje me shitjen e arit të Venezuelës, Peskov theksoi se “Në lidhje me këtë çështje nuk kemi informacion. Por, nëse Venezuela dëshiron të shesë ar kjo është një e drejtë sovrane e saj”.

“Në çdo rast, ne shpresojmë që marrëdhëniet tona tregtare dhe ekonomike dhe bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojnë, pavarësisht nga situata politike në këtë vend”, tha Peskov duke njoftuar më tej se do të vazhdojnë marrëdhëniet me këtë vend pavarësisht zhvillimeve politike në Venezuelë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme