Presidenti rus, Vladimir Putin, planifikon të propozojë garanci reciproke të sigurisë në takim me Presidentin amerikan, Joe Biden.
Sipas një zëdhënsi të Kremlinit, tema kryesore e bisedimeve pritet të jetë siguria e Rusisë dhe NATO-s, transmeton portal arbresh.info
Putin së fundmi i bëri thirrje NATO-s që të ndalojë zgjerimin në lindje, duke i kërkuar aleancës perëndimore garanci me shkrim. Rusia, nga ana tjetër, është e gatshme të ofrojë garancitë e veta për aleancën, tha kreu i shtetit rus.
“Garancitë e sigurisë, natyrisht, nuk mund të jenë të njëanshme,” tha Peskov për agjencinë e lajmeve Interfax.
Sipas Kremlinit, takimi me video mes Putin dhe Biden do të zhvillohen në opën 17:00 sipas Europës Qernrore dhe pritet të zgjasë deri në mbrëmje.
Tensionet rreth Ukrainës do të jenë në qendër të bisedimeve. Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për grumbullimin e trupave në kufirin me Ukrainën, gjë që ka ngritur dyshimet në aleancën perëndimore se po planifikon një pushtim.
Rusia mohon pretendimet se ka në plan të pushtojë Ukrainën dhe pretendon se nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj. Në të njëjtën kohë ai thekson se ka të drejtë të vendosë forca të armatosura në territorin e tij kudo që dëshiron.
Shefat e Shtabit të 30 vendeve anëtare të NATO-s diskutuan lëvizjet e ushtrisë ruse në kufirin ukrainas në një takim të jashtëzakonshëm virtual të hënën mbrëma./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...