Kremlini ka deklaruar se Rusia ka përdorur vetëm një pjesë të vogël të potencialit të saj në “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, shkruan The Guardian.
Të enjten, Vladimir Putin lëshoi një nga paralajmërimet e tij më ogurzeza, duke pretenduar se Moska mezi e ka nisur fushatën e saj në Ukrainë dhe duke sfiduar Perëndimin të përpiqet ta mposhtë atë në fushën e betejës.
Putin akuzoi aleatët perëndimorë të Ukrainës për nxitjen e armiqësive, duke akuzuar se “perëndimi dëshiron të na sfidojë deri në ukrainasin e fundit” dhe se ata ishin të mirëpritur ta provonin, por kjo do të sillte vetëm tragjedi për Ukrainën.
Gjatë një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti të njëjtim qëndrim duke u thënë gazetarëve:
“Potenciali i Rusisë është aq i madh sa vetëm një pjesë e vogël e tij po përdoret në operacionin special në Ukrainë.”/arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...