Rrëzimi i avionit të Prigozhin mund të jetë shkaktuar qëllimisht.
Kremlini tha të mërkurën se sipas hetimeve hetimi për rrëzimin e avionit që vrau liderin mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë javën e kaluar përfshinte mundësinë që ai të ishte shkaktuar qëllimisht, pra të jenë vrarë.
“Është e qartë se po shqyrtohen versione të ndryshme, duke përfshirë versionin – ju e dini se për çfarë po flasim – le të themi, një mizori e qëllimshme”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Peskov tha gjithashtu se hetimi për rrëzimin e avionit ishte një hetim rus dhe se nuk mund të flitej për një hetim ndërkombëtar.
“Komiteti hetimor i Rusisë të dielën konfirmoi se Prigozhin ishte në mesin e njerëzve të vrarë . Komiteti tha në një deklaratë se pas testimit mjeko-ligjor, të 10 trupat e gjetur në vend ishin identifikuar dhe identitetet e tyre “përputhen me manifestin”.
Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord./rtsh.al/
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...