Kremlini akuzon SHBA-të për ndërhyrje në zgjedhje

16:22 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Një raport i pritshëm i SHBA që mund të sanksionojë oligarkët e lidhur me Kremlinin është një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në mars, tha Moska.

Raporti i thesarit i SHBA pritet të detajojë afërsinë e figurave politike të larta ruse dhe oligarkëve me presidentin Vladimir Putin, i cili po garon për rizgjedhje, transmeton portali arbresh.info

Zyrtarët amerikanë akuzojnë Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Përfaqësuesit e Kremlinit kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

Zëdhënësi i Putinit tha se raporti i ardhshëm do të analizohet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme