Kremlini e ka akuzuar të enjten presidentin amerikan, Joe Biden, se po synon ta demonizojë Rusinë, për të fituar më shumë fonde prej Kongresit, për ta vazhduar luftën në Ukrainë.
Sipas Moskës, këto veprime janë të barabarta me djegie të parave të taksapaguesve amerikanë në furra.
Biden u ka kërkuar të mërkurën republikanëve ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, duke i paralajmëruar që fitorja e Rusisë në Kiev, ia mundëson Moskës që t’i sulmojë aleatët e NATO-s, dhe rrezikon me përfshirje të trupave amerikane në luftë.
Megjithatë, republikanët e Senatit e kanë bllokuar legjislacion të përkrahur nga demokratët, që parashihte ndarjen e miliarda dollarëve si ndihmë për Ukrainën, me arsyetimin se dëshirojnë të çojnë përpara politika më të ashpra për kufijtë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka akuzuar Bidenin se po tenton t’i bindë ligjvënësit amerikanë që të bëjnë diçka që Moska beson se vetëm e zgjat luftën, të cilën Rusia thotë se duhet ta fitojë për ta mbrojtur sigurinë e vet.
“Ne ndjejmë shumë keqardhje që udhëheqësia amerikane vazhdon traditën e saj për ta përdorur Rusinë si mjet për çështje të brendshme”, ka thënë Peskov.
Putin i ka dërguar trupat në Ukrainë në fillim të vitit të kaluar, duke e nxitur një luftë që ka vrarë dhe plagosur mijëra njerëz, dhe ka rezultuar me përballjen më të madhe në mes të Rusisë dhe Perëndimit, në gjashtë dekada.
Perëndimi i ka dhënë Ukrainës më shumë se 246 miliardë dollarë ndihma dhe armë, mirëpo kundërofensiva ukrainase ka dështuar që t’i japë frytet e pritura, dhe Rusia vazhdon të kontrollojë rreth një të pestën e territorit ukrainas.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...