Kreditë studentore nëShtetet e Bashkuara kanë ndihmuarmiliona të rinj të marrin një diplomë kolegji. Por, atogjithashtu kanëlënë shumë prej këtyre ish-studentëve me borxhe të mëdha, duke ndikuar në planet e tyre për të ardhmen. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Deepak Dobhal na sjell historinë e një ish studenteje ngaUashingtoni.
“Mbarova shkollën e mesme me nota të mira. Punova shumë për t’u pranuar në një kolegj të mirë. Nuk dështova në universitet. Nuk bëra jetë qejfi nëpër festa në kolegj. Thjesht shkova shkollë, u arsmova, krijova miqësi, bëra gjithçka që pritej nga unë. Por, kjo më kushtoi shumë, shumë para. Nuk them se unë jam penduar që u arsimova. Unë mendoj se ato ishin vite të shkëlqyera.
Por mendoj se duhet të ketë një rrugë tjetër. Duhet të ketë një mënyrë, ku njerëzit si unë nuk duhet të paguajnë kaq shumë. Kur kthehem në shtëpi nga puna dhe shoh çdo njeri, familjet me fëmijët e tyre, mendoj për veten dhe kur do ta kem një mundësitë tillë?
Jam 27 vjeç dhe kam akoma 16 vjet për të paguar kredinë studentore, sepse jam në një plan 20-vjeçar të ripagimit të huasë, që garanton pagesa më të ulëta, të cilat unë mund t’ipërballoj tani. Kështu që unë jam në rrugë për të paguar kredinë kur të mbush 42 vjet. Kjo nuk është mosha kur njerëzit duan të blejnë shtëpinë e tyre të parë.
Duhet të mendoj edhe për martesën. Nëse martohem, këto kredi do të kenë ndikim në partnerin tim. Kështu që, do të dëshiroja ta minimizoja këtë sa më shumë që të jetë emundur para setë martohem.
Duhet të mendoj edhe për fëmijët. Kujdesi për fëmijët është me kosto të lartë. Nëse martohem, unë do të dëshiroja të kem edhe fëmijë. Unë kam rreth 35 mijë dollarë kredi në emrin tim, por pjesa më e madhe e kredive të mia janë nën kreditë e “Prind Plus”, që janë nën emrin e nënës time.
Unë nuk jam e vetme në këtë situatë. Njerëzit në Shtetete Bashkuara kanë hua studentore me vlerë rreth 1.5 trilion dollarë. Është një problemi madh, më i madh se “vendimet e këqija”.
Edhe pse ky është realiteti, në zemrën time unë ende mendoj se të rinjtë, pavarësisht nga prejardhja e tyre, duhet të jenë në gjendje të arsimohen aty ku duan. Arsimimi nuk duhet të jetë diçka e keqe. Vendimi im për t’u arsimuar në një shkollë të mirë nuk duhet të jetë diçka e keqe”, thotë ish studentja Eddy Encinales/voa/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...