Në një artikull të botuar në njërën nga gazetat prestigjioze të Hungarisë, “Magyar Idok”, aktivitetet e biznesmenit të famshëm amerikan George Soros janë krahasuar me ato të kreut të Organizatës Terroriste FETO, Fetullah Gülen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avokati hungarez Janos Somogy në gazetën “Magyar Idok” ka shkruar një artikull me titullin “George Soros, Fetullah Güleni i Evropës”, në të cilin ai ka krahasuar rrezikun nga Sorosi me kreun e FETO-s Fetullah Gülen. Somogy ka potencuar se mes Gülenit dhe Sorosit ka ngjashmëri, sipas tij, të frikshme, dhe se rrjetet që kanë formuar që të dy përkojnë me njëra-tjetrën.
Somogy ka theksuar se miliarderi Soros nuk mjaftohet vetëm me para, porse dëshiron të vendos mbi të ardhmen e shteteve dhe popujve duke fituar ndikim politik. Ai ka tërhequr vëmendjen drejt metodave të përdorura dhe mënyrës së indoktrinimit. “Rrjeti i udhëhequr nga Soros shfaq ngjashmëri të frikshme me lëvizjen dhe rrjetin e Fetullah Gülenit”, ka vënë në pah Somogy.
Sipas Somogy, Soros dhe Gülen përpiqen të realizojnë synimet e tyre përmes perandorisë së mediave që kanë themeluar. “Edhe Gülen, edhe Soros, i japin rëndësi të madhe arsimit dhe ideologjisë dhe kanë themeluar rrjetet e tyre për t’i realizuar synimet. Në këtë rrjet, vend të rëndësishëm zë perandoria mediatike që kanë sjellë në shesh. Thuhet se Gülen qëndron pas tentativës për grusht shteti gjatë verës së kaluar në Turqi. Soros sot nuk ka ardhur dhe nuk mund të vijë në këtë gjendje në Hungari apo Gjermani”, ka thënë Somogy.
– Qeveria e shqetësuar
Qeveria e përbërë nga e djathta e qendrës Fidesz, shprehet se investitori i famshëm amerikan me origjinë hungareze George Soros përdor organizatat joqeveritare për t’ua diktuar qeverive vendore interesat personale.
Deklaratat e Szilard Nemeth, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Fidesz, se duhet pastruar organizatat që mbështeten nga Soros, kishte shkaktuar rritjen e debateve.
Nga ana tjetër, Istvan Hollik, deputeti nga radhët e partnerit qeveritar, Partisë Demokristiane të Hungarisë (KDNP), kishte komentuar: “Disa organizata joqeveritare nuk i sjellin aspak dobi zhvllimit ekonomik dhe social të Hungarisë, por kanë vetëm qëllime politike dhe financohen nga jashtë. Për këtë arsye, nuk ka kuptim që ato të ekzistojnë. Është normale që ato të merren nën kontroll më të rreptë”.
– Qeveria hungareze kishte hapur hetim ndaj shkollave të FETO-s
Ndërkohë, qeveria hungareze, pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga FETO, ishte mobilizuar kundër kësaj organizate. Ministri i Zyrës së Kryeministrit, Janos Lazar, ka deklaruar se kryeministri Viktor Orban ka dhënë udhëzimin për hapjen e hetimeve ndaj organizatave të FETO-s që ushtrojnë veprimtari në Hungari dhe se këto hetime do të realizohen bashkarisht nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme.
Organizata, e cila po ashtu ka strukturë edhe në kryeqytetin hungarez, Budapest, zë vend në fushën e arsimit me me dy shkolla me emrin Orchidea që ka hapur në vitin 2006 dhe 2014 përmes Fondacionit Prizma të cilin e ka themeluar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...