Ëndrra amerikane e Mirrakhmat Muminovit u shkatërrua në një rrugë të mbuluar me dëborë pranë qytetit Great Falls në Montana.
Në dhjetor të vitit 2009, Muminov, atëherë 30 vjeç, ishte një refugjat që kishte ikur nga persekutimi në Uzbekistan. Ai sapo kishte marrë statusin e banorit të përhershëm të Shteteve të Bashkuara, kartën e gjelbër dhe kishte blerë një kamion për të transportuar makina nga SHBA në kufirin kanadez. Ai mendonte se kishte gjetur lirinë dhe mundësi të mira në vendin e tij të ri.
Por ndërsa priste jashtë një qendre shërbimi, ai u ndalua nga agjentët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, të cilët e prangosën dhe e dërguan në një qendër në Great Falls.
Ai u vendos në një dhomë të vogël me dritare të nxira dhe u mor në pyetje mbi të kaluarën e tij, besimin dhe xhaminë e tij.
Kush je ti? A je mysliman i sektit shia apo suni? A flet arabisht? A kupton arabisht? A të pëlqen Amerika?
Pas më shumë se katër orësh të marrjes në pyetje, agjentët e liruan zotin Muminov pa asnjë akuzë, duke thënë vetëm se ai ishte ndaluar rastësisht.
Zoti Muminov u ndje sikur ishte kthyer në Uzbekistan, ku forcat e sigurisë ndalonin shpesh myslimanë të devotshëm dhe aktivistë politikë si ai.
I tronditur nga përvoja e tij, zoti Muminov kërkoi ndihmë nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike.
“E shohim vazhdimisht në të gjithë vendin atë që ju ka ndodhur juve”, i kishte thënë atij avokati i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike.
Më pas, avokati tha një gjë që ai nuk e priste.
“Ju jeni padyshim në listën e personave nën vëzhgim”, deklaroi avokati.
Zoti Muminov mbeti i shtangur. Ai ishte verifikuar plotësisht përpara se të lejohej të emigronte në Shtetet e Bashkuara tre vjet më parë.
Ai mendoi se duhet të jetë një gabim dhe ishte i sigurt se mund ta rregullonte këtë me ndihmën e një avokati.
Por shfajësimi doli më i vështirë nga sa e imagjinonte. Pas vendosjes në listën e vëzhgimit, ishte pothuajse e pamundur të dilje. Nuk kishte asnjë proces ankimimi.
I paralajmëruar nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, ai u përgatit për probleme me zyrtarë të sigurisë në aeroporte dhe pika kufitare. Ky ishte çmimi i të qenit në listën e personave nën vëzhgim.
Ai nuk e dinte se ky ishte vetëm fillimi i një beteje të gjatë dhe të dhimbshme që do t’i përmbyste jetën dhe përfundimisht do ta detyronte atë të merrte një vendim të vështirë për t’u zhvendosur jashtë vendit të cilin e donte.
Për më shumë se një dekadë, zoti Muminov u përball me pengesa të shumta ndërsa u përpoq të bëhej shtetas amerikan, t’i siguronte gruas së tij një kartë jeshile dhe të sillte nënën e tij të ve në Amerikë.
“Fatkeqësisht”, thotë ai, “të gjitha ankthet e mia filluan disa vjet pasi mbërrita në Amerikë”./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...