Një grua 27 vjeçe që jetonte në Siegburg të Gjermanisë, është vrarë mbrëmë nga burri i saj 36 vjeç.
Sipas raportimit të medieve gjermane, kryesi i veprës është paraqitur në stacionin e policisë duke pranuar fajësinë dhe më pas duke u arrestuar nga policia.
Ndërkohë burime të medieve, të afërta me çiftin, bëjnë të ditur se viktima dhe bashkëshorti i saj janë shqiptarë nga Vushtrria.
Sipas fqinjëve, çifti jetonte në një apartament në ndërtesën e pasme prej disa muajsh. Siç raportohet, burri ka punuar në një restorant aty pranë apartamentit.
Madje, fqinjët e kanë përshkruar si një çift të pakuptimtë dhe se mëngjesin e ditës së djeshme ata ishin grindur, raporton KSTA.de.
Gjithashtu, në raportim bëhet i ditur edhe fakti se 36-vjeçari në momentin e ngjarjes kishte thirrur edhe Emergjencën duke u thënë se kishte sulmuar gruan e tij.
Trupi i pajetë i bashkëshortes u gjet në ndërtesë ku edhe mjekët konfirmuan vdekjen e saj.
Burri 36 vjeç theksohet të ketë qëlluar bashkëshorten e tij me një thikë ku gjaku ishte gjetur si njolla tek ai.
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...