Deklarata e presidentit Hashim Thaçi pas rezolutës në OKB kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga SHBA-të duket se ka bërë bujë edhe në atje.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se vendi i tij me shumicë myslimane do të votonte me Shtetet e Bashkuara kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara duke dënuar njohjen e administratës së Trump të Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit, kështu e nis artikullin ‘Times of Israel’, transmeton portali arbresh.info
Thaçi kishte thënë në një intervistë që nëse Kosova do të anëtarësohej plotësisht në Kombet e Bashkuara, do të votonte me Shtetet e Bashkuara “gjatë gjithë kohës” duke përfshirë në rezolutën e muajit të kaluar mbi Jerusalemin.
“Kosovarët janë shumicë dërrmuese pro-amerikane. Administrata e Clintonit udhëhoqi aksionin e NATO-s në vitin 1999 që zmbrapsi represionin e Serbisë për shumicën e saj myslimane, krahinë shqipfolëse dhe administrata e George W.Bush e njohu Kosovën kur shpalli pavarësinë në vitin 2008. Amerikanët hebrenj, duke përmendur shembullin e mosveprimit botëror gjatë Holokaustit, ndihmuan në nxitjen e ndërhyrjes së udhëhequr nga SHBA në 1999”, thuhet më tej në këtë artikull.
Deri më tani, mbi 100 vende e kanë njohur Kosovën si një vend të pavarur. Ata që nuk e kanë njohur- mes tyre, Izraeli – kanë frikë nga shembulli që do të vendoset duke njohur një shtet që shpall pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Kundërshtimi i Rusisë dhe Kinës e kanë penguar Kosovën të anëtarësohet në OKB./Arbresh.info/
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...