Kosova ka dënuar sulmin terrorist në Burkina Faso, ku 18 persona u vranë dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi terrorist në Ouagadougou, kryeqyteti i Burkina Fasos.
Autoritetet lokale dhe dëshmitarët e ngjarjes treguan se tre agresorë të armatosur hapën zjarr mbi klientët e ulur në një restorant. Pak çaste më vonë, agresorët u eleminuan fizikisht nga policia, që mbërriti në vendngjarje me shpejtësi dhe u përball me ta.
Shefja e Misionit të Republikës së Kosovës në NewYork, Teuta Sahatqija, ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qeverisë, shkruan arbresh.info.
“Kosova dënon sulmin terrorist në Burkina Faso. Në shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qeverisë,” ka shkruar Sahatqija në Twitter.
https://twitter.com/Teutasah/status/897272921282031616
Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për degë të Al-Kaedës që janë aktive në rajon. Janarin e vitit të shkuar, një sulm i ngjashëm në një kafene i kushtoi jetën 30 personave.
Policia në kryeqytetin e Burkina Fasos tha se nuk është ende e qartë se sa terroristë morën pjesë në sulm, prandaj niveli i sigurisë është mjaft i lartë, ndërsa vijojnë operacionet në zonën rreth vendngjarjes.
Mediat lokale raportuan se mes viktimave ka edhe shtetas të huaj, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Sulmet terroriste nuk janë të pazakonta në këtë vend afrikan, që bën pjesë në rajonin e Sahelit bashkë me Malin, ku grupet islamike janë aktive që prej vitit 2012./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?