Italia ka zgjeruar bllokimin e saj në 11 provinca , ndërsa është duke zbatuar një sërë ligjesh të ashpra që synojnë kontrollimin e koronavirusit, pasi sëmundja morri jetën e 36 personave në një ditë.
Masat e reja të urgjencës kombëtare do të shfaqen sonte, të cilat pritet në ndalojnë hyrjen dhe daljen nga Lombardia, dhe 11 provinca tjera, përfshirë qytetet veriore të Venecias, Parma, Urbino dhe Padova, transmeton portali arbresh.info
Sipas një dekreti të ri të botuar në La Repubblica, theksohet se në fundjavë do të mbyllen edhe palestrat, pishinat, muzetë dhe vendpushimet e skive.
Ceremonitë civile dhe fetare, përfshirë edhe funeralet, janë pezulluar dhe shkollat në 11 provincat tjera do të mbyllen deri më 3 prill.
Numri i viktimave nga koronavirus në Itali ka shkuar në 233, nivelin më të lartë jashtë Kinës, duke e bërë qeverinë që të kërkojë ndihmë edhe nga mjekët në pension për të luftuar krizën.
Italia ka parë shpërthimin më të madh të koronavirusit në Europë me 233 vdekje dhe më shumë se 5 mijë raste./arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion