Tregu i aksioneve në të gjithë botën përjetoi rënien më të madhe ndër vite ditën e sotme.
Wall Street pësoi një humbje prej 7 për qind në vlerën e aksioneve të saj ndërkohë që Dow Jones humbi 2 mijë pikë, në rënien më të thellë brenda një dite në histori.
Sipas BBC, në SHBA, indekset kryesore të aksioneve ranë aq ashpër në fillimin e tregtimit, saqë blerja dhe shitja e aksioneve u ndërpre për 15 minuta.
Rënie të ngjashme pësuan edhe vendet në të gjithë Evropën dhe Azinë ndërsa një mosmarrëveshje midis Rusisë dhe Arabisë Saudite pa çmimet e naftës duke u ulur.
Arabia Saudite tha se do të ulë çmimet dhe do të pompojë më shumë naftë, duke ngjallur frikën e një lufte çmimesh, shkruan oranews.tv.
Kjo erdhi pasi Rusia hodhi poshtë një propozim nga eksportuesit e naftës për të ulur furnizimin për të përballuar kërkesën më të ulët për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Të hënën, çmimi i standardit ndërkombëtar të naftës Brent ra gati në një të tretën duke shënuar rënien e tij më të madhe që nga Lufta e Gjirit në 1991 përpara se të rikuperohej paksa për të tregtuar 20% më të ulët.
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj