Masat që i ka vënë qeveria italiane në luftën kundër përhapjes së coronavirusit, të burgosurit në Itali i kanë shfrytëzuar për të krijuar probleme dhe rebelim brenda burgjeve – ku si pasojë e kësaj deri më tani kanë humbur jetën gjashtë persona.
Që të gjashtë të vdekurit ishin në të njëjtin burg, derisa në një tjetër kanë marrë peng gardianët.
Kujtojmë që masat e reja prekin edhe të burgosurit, ku kufizohet vizita apo më mirë thënë ndalohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një pjesë e ndërtesës së burgut San Vittore, është kapluar nga tymi i zi. Të burgosurit janë parë duke u ngjitur në kulm duke bërtitur “liri”.
#COVID19 CHAOS in Italy.
Inmates rioting– 6 dead and 50 escaping from Foggia prison
– 4 seriously injured, 18 injured, including 3 guards and 7 health workers in Modena
– at the San Vittore prison, detainees are on the roof! pic.twitter.com/3Kdr4QTWkm
— World Updates (@Rntk____) March 9, 2020
Rebelimi i të burgosurve filloi në orët e para të mëngjesit, kurse sipas dëshmitarëve okularë – ata fillimisht kishin sulmuar spitalin e burgut – duke i marrë të gjitha ilaçet që ishin brenda.
Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve në Itali, Francesco Basentini, ka deklaruar se tre të burgosur kanë vdekur në këtë rebelim brenda burgut në veri të qytetit Modena.
Në video e transmetuar në televizionet italiane, shihen vetura të policisë dhe zjarrfikësve përreth burgut, si dhe tymi i zi që ngritet në ajër. Ndërkaq ministri i Drejtësisë ka njoftuar se ka pasur zjarr në shumicën e burgjeve. /
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...