Në kohën kur bilanci i vdekjeve nga koronavirusi kapërceu 1.000, disa prej drejtuesve më të lartë të shëndetësisë në Kinë janë shkarkuar për shkak të mënyrës sesi u menaxhua shpërthimi epidemik.
Në mesin e persona që humbën vendin e punës është dhe sekretari i partisë së komisionit shëndetësor të Hubeit si dhe kreu i këtij organizmi. Deri tani, ata zyrtarët më të lartë në vend që shkarkohen prej krizës së koronavirusit. Zv-shefi i degës lokale të kryqit të kuq gjithashtu është pezulluar për “keqmenaxhim të donacioneve“.
Këto lëvizje vijnë në kohën kur një epidemiolog I njohur në Hong Kong paralajmëroi se pot ë mos vihet nën kontroll, epidemia e koronavirusit mund të përhapet e të prekë deri në 60% të popullsisë së botës. OBSH-ja e pranoi dhe vetë se rastet e fundit të infektimeve mes personash të cilët nuk e kane vizituar kurrë Kinën, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Profesor Gabriel Leung mendon se i gjithë problemi është të llogaritet saktësisht vala e përhapjes. Shume ekspertë ndajnë bindjen se çdo person i prekur nga koronavirusi mund të infektojë më e pakta 2,5 njerëz të tjerë.
Niveli i tyre i “goditjes“ siç e quajnë specialistët, është mjaft i lartë, 60 deri në 80%. “ 60% e popullatës së botës është një numër mjaft i madh”, thotë profesori, “ dhe po të arrihet një shkallë e tillë infektimi, e sikur niveli të vdekshmërisë të jetë vetëm 1%, sërish do te kemi një numër të madh vdekjesh”. Sipas zyrtarëve, tani janë 42,638 raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës dhe 319 të tjera jashtë kufijve të saj./tch
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...