Google ADS

Koronavirusi, Senati amerikan miraton projektligjin për testim dhe shërbimin mjekësor falas

22:00 | 18 Mars 2020
Arditë Shkodra

Me 90 vota pro dhe 8 kunder, Senati i SHBA-së miratoi një projektligj që parashikon testimin dhe shërbimet falas në të gjithë vendin diten e sotme.

Pasi të miratohet në Senat ajo do të kalojë tek Presidenti Donald Trump për dekretim.

Ai shprehet se e mbështet këtë projektligj dhe pret një miratim të plotë në Senat.

Gjithmonë ka pasur përballje mes demokratëve dhe republikanëve por tashmë duket se ata janë bashkuar në të njëjtin mendim që të ndihmojnë popullin amerikan që të kalojë këtë krizë.

Edhe një javë më parë u miratua paraprakisht ky projektligj por vetëm ditën e sotme pritet vendimi përfundimtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme