Nëse jeton në Britaninë e Madhe dhe zgjedh të darkosh jashtë, në restorant, atëherë do të kesh 50 përqind ulje në faturë gjatë gjithë muajit gusht.
Kjo, në kuadër të planit të qeverisë për të forcuar sektorin e dëmtuar nga pandemia. Kancelari britanik Rishi Sunak, prezantoi skonton për ngrënien jashtë si pjesë e një serie masash për të filluar sërish ekonominë në mesin e pandemisë së koronavirusit. Kjo do të thotë se të gjithë mund të përfitojnë 10 paundë ulje për person nëse zgjedhin të darkojnë jashtë nga e hëna në të mërkurë.
Sunak tha edhe se TVSH mbi strehimin dhe turizmin do të ulej në 5 përqind. Reduktimi, nga 20 përqind që ishte deri më tani, do të jetë në fuqi për gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërsa prezantonte planin, kancelari tha se Britania e Madhe po përballej me një moment unik për shkak të Covid-19 duke shtuar: Ne duhet të bëhemi kreativë.
Pabet dhe restorantet u rihapën të shtunën pas më shumë se tre muajsh në izolim, me masat e sigurisë në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sunak tentoi të risiguronte publikun se darkimi jashtë ishte i sigurt duke thënë se kufizimet nuk do të ishin hequr nëse jetë njerëzish do të rrezikoheshin. Ulja nuk do të aplikohet për alkoolin por për ushqimin dhe pijet freskuese deri në 10 paundë për person. Thesari tha se ulja prej 50 përqind mund të shfrytëzohet pa kufizim gjatë gushtit dhe përfshin të gjitha restorantet, kafenetë dhe pabet në vend.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...