Google ADS

Koronavirusi në Turqi, raportohen 203 viktima të reja

23:07 | 7 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Të dhënat e fundit tregojnë se në Turqi janë regjistruar 203 viktima të reja nga koronavirusi duke rritur numrin e përgjithshëm në 15,103 viktima që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 në vend.

Arbresh.info transmeton se Turqia ka shënuar edhe 32,137 raste të reja me COVID-19, këtu përfshihen edhe ata që nuk shfaqin simptoma.

Turqia ishte në izolim gjatë fundjavës për të ndihmuar në uljen e numrit të rasteve të reja dhe viktimave. Të premten, Turqia ka shënuar më së shumti raste ditore që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, shkruan The Guardian./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme