Google ADS

Koronavirusi në Turqi: 37 vdekje, 1529 persona të prekur

08:56 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Në Turqi janë regjistruar edhe shtatë vdekje të reja nga koronavirusi, derisa edhe numri i të prekurve është rritur për 293 persona.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca përmes një postimi në Tëitter ku ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 3672 testime të reja.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të rinjve që të përmbahen nga daljet në mënyrë që të parandalojnë “transferimin e rrezikut në shtëpi”.

“Qëndroni në shtëpi”, ka thënë ministri turk i shëndetësisë.

Gjatë një konference për media ditën e djeshme, Koca ka thënë se disa nga pacientët e prekur me Covid-19 janë shëruar, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Rastet e prekura ishin kryesisht të ardhur nga jashtë vendit, por përmes kontakteve numri i të infektuarve është rritur. Mund të them se virusi tashmë është shpërndarë në gjithë vendin”.

Sipas statistikave të regjistruara deri në mbrëmjen e djeshme, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi ka arritur në 37, derisa 1529 persona janë të prekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme