Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus është rritur në 56.735, përfshirë 1.093 vdekje, njoftoi Qendra nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve.
Nigeria sot ka raportuar mbi 130 raste tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe dy viktima.
Numri i përgjithshëm që nga marsi është rritur në 56.735, përfshirë 1.093 vdekje, njoftoi Qendra nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).
Deri më tani së paku 48.092 pacientë janë shëruar nga COVID-19.
Rastet dhe fatalitetet janë regjistruar në 36 shtete dhe Territorin e Kryeqytetit Federal të Nigerisë.
Me mbi 18.700 raste, kryeqyteti tregtar Lagos mbetet qyteti më i goditur nga COVID-19. Më pas ndiqet nga Territori i Kryeqytetit Federal, i cili përfshin kryeqytetin Abuja, me pothuajse 5.500 raste dhe shteti jugperëndimor Oyo, ku më shumë se 3.200 raste janë konfirmuar deri më tani.
Që nga dhjetori i kaluar COVID-19 ka marrë jetën e mbi 946.000 personave në të gjithë botën./AA/
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...