Google ADS

Koronavirusi në Indi, mbi 900 viktima brenda 24 ore

10:08 | 4 Tetor 2020
Arbresh.info

Gjithsej 101.782 njerëz kanë humbur jetën pas infektimit me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

India regjistroi 940 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit.

Gjithsej 101.782 njerëz kanë humbur jetën pas infektimit me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ndërkaq, vendi ka regjistruar 75.829 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme në 6.549.373.

Po ashtu, 5.509.966 njerëz janë shëruar nga virusi deri më tani.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat rreth COVID-19, India është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të rasteve./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme