Qeveria e Britanisë së Madhe po shqyrton një bllokim të pjesshëm në Londër për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, mes shqetësimeve se banorët në kryeqytet nuk po zbatojnë këshillat për të qëndruar në shtëpi.
Sipas CNN janë zhvilluar bisedime në Doëning Street në lidhje me kufizimin e udhëtimit brenda dhe jashtë qytetit, përfshirë mbylljen e pjesëve të rrjetit të transportit publik të kryeqytetit dhe për mënyrën sesi do të zbatohen ato masa.
Shkencëtarët besojnë se përhapja e virusit është më e avancuar në Londër sesa në pjesën tjetër të Britanis, dhe ka shqetësime se banorët nuk po respektojnë këshillat për të qëndruar në shtëpi.
Burimet për CNN nuk pranuan të japin sqarime mbi specifikat ose kohën e kufizimeve të mëtejshme në kryeqytet, duke theksuar edhe njëherë se qeveria do të bënte gjithçka që ishte e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik.
Gjesti ‘kapet’ me Gresën, e akuzon për shpifje: Mu të shkret...
Vullneti-Rezit: Ta kam gjetur topin që të ka humbur që një j...
Policia kontrollon hotelin pas vdekjes së Liam Payne, kërkoh...
Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtar...
Humb jetën një 57-vjeçar në Fier, dyshohet se pësoi arrest k...
Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve vizitoi Prokurorin...