Google ADS

Koronavirusi mbyll shtëpitë publike, mbesin pa ‘shtëpi’ punëtoret e seksit

23:56 | 3 Prill 2020
Trina Galanxhi

Mijëra prostitute të huaja që punojnë në Gjermani kanë mbetur pa kulm në kokë, pasi shtëpitë publike janë mbyllur për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Në anën tjetër, mbyllja e kufijve ka vështirësuar edhe më shumë kthimin e tyre nëpër shtëpi, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Autoritetet në vend, ku prostitucioni është legal për gati dy dekada, ka mbyllur të gjitha bordellot, restaurantet dhe klubet e natës për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Koronavirusi ka qenë një fatkeqësi për mua”, tha një prostitutë polake në qytetin perëndimor të Bochum të njohur për klientët e saj si Nicole. “Nuk kam pasur të ardhura që nga mesi i marsit dhe nuk ka vend për të fjetur,” shtoi ajo, duke mos pranuar t’i jepte emrin e saj të vërtetë.

Para epidemisë, ajo i paguante bordellos rreth 90 euro në natë për një dhomë, në mënyrë që të ftonte klientët e saj dhe të jetonte brenda. Por që prej asaj kohe ajo ka qëndruar me menaxherin e bordellos.

Punonjësit e seksit në Gjermani klasifikohen si të vetëpunësuar, paguajnë taksë dhe në teori kanë të drejtë në ndihmë financiare nga një fond i krijuar nga qeveria për të ndihmuar profesionistët e pavarur përmes pandemisë.

Megjithatë, disa prostitute punojnë në mënyrë ilegale dhe bamirësitë që mbështesin industrinë thonë se shumë njerëz, të cilët, si Nicole, paguajnë taksë, nuk kanë dijeni për të drejtat e tyre.

Sipas statistikave, në Gjermani besohet se rreth 90% e prostitutave janë shtetase të huaja, kryesisht nga Bullgaria, Rumania, Polonia dhe Ukraina.

Bullgaria, Rumania dhe Polonia kërkojnë që qytetarët të kthehen në karantinë për 14 ditë, një masë e krijuar për të ngadalësuar përhapjen e virusit, i cili në Gjermani ka infektuar gati 80,000 dhe vrarë më shumë se 1.000./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme