Zyra për Statistika Kombëtare në Holandë tha të martën se numri i vdekjeve këtë vit ka shkuar në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Deri javën e kaluar, në shtetin me 17 milionë banorë këtë vit janë regjistruar rreth 162.000 vdekje, 13.000 më shumë sesa që do të priteshin në një vit normal, tha ky institucion.
“Një rritje e tillë e numrit të të vdekurve nuk është raportuar që nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Statistika Kombëtare.
Zyra tha se rreth 9.000 persona më shumë se zakonisht kanë vdekur gjatë valës së parë të pandemisë, nga fillimi i marsit deri në fillim të majit, ndërsa 6.000 njerëz më shumë kanë vdekur që nga fillimi i valës së dytë në mesin e shtatorit.
Ndryshe, Holanda deri më tani ka regjistruar mbi 770.000 raste të koronavirusit, ndërsa mbi 11.000 persona kanë vdekur nga pandemia, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Sidoqoftë, shifrat e vërteta të infeksioneve dhe rasteve fatale ka gjasë të jenë shumë më të mëdha për shkak se mungesa e testeve dhe kapaciteteve laboratorike kanë ndikuar që vetëm personat e sëmurë rëndë janë testuar në muajt e parë të pandemisë.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë