Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka vlerësuar përpjekjet e Kinës për frenimin e shpërthimit të koronavirusit të ri dhe ka shprehur optimizëm se transmetimi mund të ndalohet.
Organizata me qendër në Gjenevë do të rimbledhë Komitetin e Emergjencës të enjten, për herë të tretë brenda një jave, për të vlerësuar nëse shpërthimi i koronavirusit tani përbën një emergjencë ndërkombëtare.
Komiteti, që përfshin 16 ekspertë të pavarur, nuk ka miratuar dy herë javën e kaluar të deklarojë një emergjencë globale.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendimi për të diskutuar përsëri ishte bazuar pjesërisht mbi provën e transmetimit të sëmundjes nga njeriu te njeriu jashtë epiqendrës së saj në Kinë, një prirje që ai e përshkroi si shqetësuese:
“Unë kam vendosur që të rimbledh Komitetin e Emergjencës të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetësisë mbi koronavirusin e ri 2019 për të marrë sugjerimet e tyre nëse kjo epidemi përfaqëson një emergjencë të shëndetit publik me interes ndërkombëtar dhe se si mund të mbrohen njerëzit në tërë botën. Deri tani, Kina ka marrë masa shumë serioze për ta kontrolluar këtë epidemi dhe ne nuk mund të kërkojmë më tepër nga Kina.”
Ai tha se një grup i ekspertëve ndërkombëtarë të OBSh-së do ta vizitojë Kinën së shpejti, për të shtuar njohuritë mbi këtë epidemi dhe për të drejtuar përpjekjet globale në reagimin ndaj saj.
Ghebreyesus-i theksoi mbresat e veta të thella dhe pozitive nga bisedimet me presidentin kinez Xi Jinping:
“Presidenti i Kinës Xi Jinping ka një njohje të hollësishme të situatës së epidemisë dhe ai e drejton personalisht punën e kontrollit të shpërthimit të koronavirusit të ri. Ai më la një përshtypje të thellë dhe më dha një inkurajim të madh. Për mua, ai ka shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme drejtimi. Siç u shpreh ai, masat e Kinës janë në të mirë jo vetëm të Kinës, por edhe të pjesës tjetër të botës.”
Në të njëjtën kohë, kreu i OBSh-së ritheksoi rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në kontrollin e epidemisë:
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare që të tregojnë vëmendje të madhe politike dhe teknike, për të na ndihmuar në parandalimin e transmetimit të këtij virusi dhe për ta kontrolluar sa më shpejt. Parimi më i rëndësishëm për ta zgjidhur këtë problem global është këmbëngulja te bashkimi dhe bashkëpunimi./crl
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...