Një mjek i lartë italian ka pranuar se shpërthimi i koronavirusit ka shtyrë spitalet në vendin e tij në prag të kolapsit dhe paralajmëroi kolegët e kombeve tjera që mos ta nënvlerësojnë kërcënimin
Mjeku, një specialist kryesor i kancerit, përshkroi se si spitalet italiane janë ‘të mbushur me njerëz të sëmurë’ dhe se ato mezi janë duke u përpjekur që ta përballojnë situatën, transmeton portal arbresh.info
Italia ka numrin e infermierëve më të vogël në krahasim me vendet tjera europiane dhe numrin më të ulët e shtretërve nëpër spitale, gjë që ka ngrerë shqetësim të madh te banorët e vendit dhe njësitë e kujdesit, pasi vendi është duke u përballur me një numër në rritje të personave të prekur me koronavirus.
LEXO EDHE: Koronavirusi bën që Papa t’i kryej lutjet e meshës të së dielës përmes videos
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 233, pasi vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 36 vdekje.
Në mënyrë alarmante, mjekët në Itali raportojnë se rreth dhjetë përqind e atyre që janë testuar kanë rezultuar pozitivë nga koronavirus, e cila sëmundje fillimisht trajtohet në kujdesin intensiv.
Në një email, mjeku që dëshiron të mbetet anonim, ka thënë për kolegët e tij europianë, se simptomat mund të ngjajnë me gripin dhe se koronavirusi nuk është sëmundje që prek vetëm të moshuarit.
Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga infeksioni në Europë. Qeveria ka marrë vendim që të vendosë në karantinë 11 qytete, rreth 16 milionë banorë, me qëllim që të shmanget përhapja e virusit që po merr jetë njerëzish./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...