Koronavirusi vijon të marrë jetë nga e gjithë bota. Në Britaninë e Madhe, gjatë 24-orëve të fundit, kanë humbur jetën 40 persona.
Pas vdekjeve të fundit, bilanci i përgjithshëm i viktimave shkaktuar nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, shkon në 144.
Gjithashtu numri i të infektuareve ështe rritur duke shkuar në 3269, 30% e të cilëve ndodhen në Londër.
Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe janë infektuar 643 persona.
Vdekjet e fundit ishin njerëz të moshës midis 47 deri 96 vjeç dhe të gjithë kishin probleme të tjera shëndetësore e sëmundje kronike.
Deri më tani Skocia ka regjistruar gjashtë vdekje, Uellsi ka regjistruar dy, dhe të enjten në mëngjes Irlanda Veriore regjistroi të parën vdekje.
Kujtojmë që Italia është një nga shtetet që po e vuan më shumë situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 5322 të prekur nga koronavirusi, ndersa kanë humbur jetën 427 persona.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...