Të paktën 3,200 njerëz në mbarë botën kanë vdekur nga koronavirusi dhe 92,862 janë infektuar.
Në Kinë, 38 persona humbën jetën të martën më 2 mars, duke sjellë numrin e vdekjeve në vend në 2,981, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC).
Nga 38 personat që vdiqën, 37 ishin në provincën Hubei, zona ku filloi shpërthimi i virusit.
Rastet e konfirmuara në Kinën u rritën me 119 të martën dhe me 115 në qytetin Hubei, shkruan CNN.
Në total, 80,270 njerëz janë infektuar me koronavirus në Kinë që nga fillimi i koronavirusit. Sipas NHC, gjithsej 49,856 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.
219 viktima janë regjistruar jashtë territorit të Kinës.
Itali: 79
Irani: 77
Koreja e Jugut: 32
Japoni: 12
Shtetet e Bashkuara: 9
Francë: 4
Hong Kong: 2
Tajvan: 1
Australi: 1
Tajlandë: 1
Filipine: 1
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj