Google ADS

Koronavirus: Vaksinohen pacientët e parë në Britani

20:18 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Testimi i parë njerëzor në Evropë i vaksinës së koronavirusit ka nisur në Oksford.

Dy vullnetarë u injektuan, të parët e më shumë se 800 sosh që janë rekrutuar për studimin, transmeton portali arbresh.info.

Gjysma e tyre do të marrin vaksinën e Covid-19, dhe gjysma tjetër vaksinën e kontrollit që mbron kundër meningjitit, por jo edhe kundër koronavirusit.

Dizajni i testimit do të thotë se vullnetarët nuk do ta dinë se cilën vaksinë e kanë marrë, por mjekët po.

Elisa Granato, njëra nga dy personat që u shpuan, tha për BBC: “Jam një shkencëtar, kështu që doja të mbështesja procesin shkencor si të mundem”.

Vaksina është zhvilluar në më pak se tre muaj nga një ekip i Universitetit të Oksfordit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme