Kenia, Etiopia, Sudani dhe Guinea njoftoi rastet e para të konfirmuara me koronavirus, ndërsa sëmundja tani është përhapur në të paktën 18 vende të Afrikës.
Vende të tjera afrikane që raportuan raste të sëmundjes janë Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Senegal, Togo, Kameruni, Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos (DRC), Afrika e Jugut, Nigeria, Bregu i Fildishtë, Gabon dhe Gana, transmeton portali arbresh.info.
Shumica e totalit të vendeve janë ende në shifra të vetme.
Kenia është ekonomia më e pasur në Afrikën Lindore dhe një qendër për firmat globale dhe Kombet e Bashkuara. Etiopia është vendi i dytë më i populluar i Afrikës, me 109 milionë qytetarë.
Shumica e rasteve të raportuara në Afrikë ishin të huaj ose njerëz që kishin udhëtuar jashtë vendit./arbresh.info/
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...