Google ADS

Koronavirus: Nuk ka shtrëngim duarsh as nëse je Angela Merkel

11:00 | 3 Mars 2020
Arbresh.info

Përhapja me të madhe në Evropë e koronavirusit të ri të njohur si Covid-19 po shkakton frikë të madhe.

Institucionet shëndetësore kanë bërë thirrje të shmanget kontakti me duar me njerëz në përgjithësi, transmeton portali arbresh.info.

E kjo nuk ka kursyer as kancelaren gjermane, Angela Merkel, një nga liderët më të fuqishëm të kontinentit të vjetër.

Ajo në një mbledhje ka mbetur me dorë të zgjatur, pasi që ministri i brendshëm Horst Seehofer ka refuzuar t’i japë dorën, e tëra kjo për shkak të virusit.

Merkel është treguar e kuptueshme e cila e tejkaloi këtë moment të sikletshëm duke qeshur.

https://www.facebook.com/euronews/videos/568218907374096/

Italia është shteti i prekur më së keqi në Evropë nga koronavirusi, me gjithsej 2000 të infektuar e 52 të vdekur./arbresh.info/

Mënyra si të pastroni duart

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme