Mjekët pa Kufij kanë bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm të migrantëve në ishujt e Greqisë, duke argumentuar se kushtet në të cilat jetojnë ata janë ‘stuhi e përsorur’ për përhapjen e Covid-19.
Në kampe askush nuk ka rezultuar pozitiv nga testimet, por kushtet e jetesës johigjenike do të mundësojnë përhapjen e virusit shumë shpejt, transmeton portal arbresh.info
Organizata është ankuar se nuk ka plane mbi reagimin e epidemive.
LEXO EDHE: I prekuri me koronavirus nga Podujeva më 5 mars ishte kthyer nga Italia
“Në disa kampe në Moria, është vetëm një rubinet uji për 1,300 njerëz dhe asnjë sapun të disponueshëm. Familjet me pesë ose gjashtë anëtarë duhet të flenë në hapësira jo më shumë se 3 m2″, tha Koordinatorja e Mjekëve pa Kufinjë në Greqi, Dr Hilde Vochten.
Kjo e bën pothuajse të pamundur për ata që jetojnë atje të ndjekin masat e rekomanduara, të tilla si larja e shpeshtë e duarve dhe distanca sociale.
Sipas organizatës më shumë 42 mijë njerëz jetojnë në kampet e ndërtuara në pesë ishuj të Greqisë./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...