Google ADS

Koreja Veriore thotë se SHBA-të duhet ‘të heqin dorë nga politikat armiqësore’ nëse duan bisedime

19:42 | 19 Maj 2017
Trina Galanxhi

Deputeti i Koresë së Veriut, i dërguari i Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga ‘politikat e saj armiqësore’ ndaj vendit në rast se do të ketë bisedime mes palëve.

“Sikurse e dimë të gjithë, amerikanët janë pro dialogut”, ka thënë zv.ambasadori i Koresë së Veriut, Kim In Ryong, transmeton portali arbresh.info.

“Por ajo që është e rëndësishme është se nuk duhet vetëm fjalë, por edhe veprime”, shtoi ai.

“SHBA-të duhet të heqin dorë nga politikat armiqësore  nëse duan që bisedimet të kenë sukses”, tha ai.

Koreja Veriore është zotuar se do të lëshojë një raketë bërthamorë që mund të godasë Shtetet e Bashkuara, me arsyen se ‘agresori amerikan duhet luftuar’.

Në anën tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për Reuters ka thënë se ‘situata me Korenë Veriore mund të eskalojë’, sepse sipas tij ‘rreziku i konfliktit është i madh’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme