00:59 | 21 Prill 2018
Trina Galanxhi
Pheniani ka shpallur një kurs të ri strategjik për vendin, duke njoftuar pezullimin e të gjitha testeve bërthamore dhe balistike.
Vendimi ka ardhur në prag të takimit të planifikuar me Kim Jong-un dhe Donald Trump, transmeton portali arbresh.info
Në një mbledhje plenare të komitetit qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, partia në pushtet ka përshkruar gjashtë vendime vendimtare:
- Koreja e Veriut “solemnisht” deklaroi se testet e mëparshme balistike dhe raketore kanë lejuar vendin që të tregoj sukses.
- Menjëherë, çdo test i mëtejshëm i raketave bërthamore dhe balistike do të ngrihet, duke filluar nga 21 prill 2018.
- Qendra e testimit bërthamor të Koresë së Veriut do të hidhet poshtë për të siguruar transparencën e pezullimit të kërkimit bërthamor.
- Pheniani nuk do të përdore armë bërthamore, nëse nuk ka ndonjë kërcënim apo provokim bërthamor.
- Që tani e tutje, të gjitha përpjekjet e Phenianit do të përqëndrohen në ndërtimin e një ekonomie të fortë socialiste, ndërsa burimet njerëzore dhe materiale të vendit do të mobilizohen për të rritur në mënyrë dramatike cilësinë e jetës së njerëzve.
- Pheniani do të krijojë një mjedis të favorshëm ndërkombëtar dhe do të itensifikojë dialog të ngushtë me vendet fqinje dhe bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim të mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit në Gadishullin Korean dhe në botë./arbresh.info/